Rruga e një prej lagjeve të fshatit Vidhisht në Bashkinë e Roskovecit është e amortizuar pothuajse në të gjithe gjatësinë e saj, dhe nuk njeh asnjë investim prej vitesh.
Banorët shprehen të indinjuar se automjetet po iu shkatërrohen nga amortizimi i rrugës, ndërkohë që ka vështirësuar edhe qarkullimin e këmbësorëve teksa theksojnë se taksat i paguajne rregullisht.
Të tjerë banorë thonë se për shkak së rruga është e ngushtë edhe për bagëtitë është kthyer ne problem.
Banorët pohojnë gjithashtu se përgjatë kësaj rruge të njohur si “ rruga e vdekur” jetojnë rreth 70 familje, të cilat jane lënë në harresë te plote teksa theksojne se përfaqësuesit e pushtetit vendor i shohin në zonë vetëm gjatë fushatave elektorale duke përsëritur refrenin e premtimeve te pambajtura.