Disa banorë në rrugën Shyqyri Brari kanë dalë në protestë për shkak se rruga e vetme lidhëse me banesat e tyre ka rrëshkitur duke u bërë e vështirë për tu aksesuar edhe nga këmbësorët.
Ata kërkojnë të ndërhyhet sa më shpejt, në të kundërtën do të bllokojnë aksin kryesor pranë kopshtit botanik.
“Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të dalim aty dhe të bllokojmë rrugën. S’kemi çfarë të bëjmë tjetër. Jemi fshati më afër kryeqytetit dhe jemi lënë në këtë gjëndje,” u shpreh një nga banorët.
Ndërkohë një tjetër banor tregon se nga mungesa e kësaj rruge preken rreth 120 familje: “Janë rreth 120 familje që preken nga kjo rrugë. Partitë vijnë dhe ikin dhe asgjë nuk bëjnë. Edhe Mimi Kodheli erdhi dje, i pa dhe asgjë. Nuk dimë çtë bëjmë.”