Është árrestuar nga ana e Pòlicisë Rrok Pepaj, babai i Daniel Pepajt, që dyshohet se vráu dy të rinjtë në Malësinë e Madhe. Burime bëjnë me dije se Rrok Pepaj është árrestuar, pasi sipas Pòlicisë ka qenë në dijeni të ngjarjes, dhe nuk ka treguar të vërtetën përpara hetuesve për vrásjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepës.
Pepaj ka qenë personi që gjatë ditës së djeshme, edhe në prani të priftit të fshatit, arriti që të çonte në drejtim të parcelave me kánabis, ku u gjetën edhe trupat e të rinjve punonjësit e òlicisë.
Në një intervistë të dhënë dy ditë më parë për Fax News, Pepaj shprehej se djalin e tij e kishin dhunuar keq, dhe nuk e përjashtonte mundësinë që ti kishte vrárë dy të rinjtë e tjerë në nerva e sipër.
Dinamika e ngjarjes
Prifti i fshatit, i cili ka marrë pjesë në operacionet e kërkimit të Vilson Cutajt dhe Klement Pepajt, i ka kërkuar Rrok Pepajt që të tregojë vendin e krimit duke i thënë se është mallkim i parikuperushëm nëse di diçka dhe e fsheh. Kjo e ka vendosur Pepajn në situatë të vështirë dhe ka vendosur të tregojë gjithçka. Ai ka rrëfyer gjithçka duke çuar policinë por edhe vetë atë drejt vendngjarjes. Trupat janë gjetur 3 metra distancë nga njëri-tjetri, ishin të nxirë totalisht.
Njëri është gjetur i shtrirë në pozicionin që ka rënë, Klementi, ndërsa Vilsoni thotë një burim i sigurt, është gjetur pak më larg, dhe ishte zvarritur pak metra nga vendi ku ka rënë fillimisht. Burimi thotë se po të ishin gjetur shpejt, Vilsoni mund të kishte mbijetuar. Telefonin e Çutajt e kishte marrë Danjeli, pasi ka pasur dyshime se mbijeton dhe iu përgjigjet telefonatave apo do bënte ndonjë telefonatë.
Ngjarja e nisur në Bajzë, ka bërë që Klementi dhe Vilsoni ta detyrojnë Danjelin të betohet për 50 kg drogë që kishte humbur. Për këtë e kanë dërguar në kishën e Bajzës ku edhe është betuar. Por nën dhunën e fortë edhe pas betimit, Danjeli ka pranuar se e ka vjedhur hashashin. I ka drejtuar drejt parcelës së tij. Aty ai kishte ndërtuar një çadër ku linte materialet e punës dhe flinte. Në fakt i ka futur në kurth 2 të rinjtë, që kishin shkuar të merrnin plaçkën e tyre, duke nxjerrë kallashin nga çadra dhe qëlluar në drejtim të Klementit, që e ka kapur një plumb në ballë dhe Vilsonit me dy plumba në brinjë.