Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Rrjeti zjeu nga kritikat dhe memet/ Manjani tregon befasinë për librin e Bashës: Nuk do gjeni asnjë fjalë…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dalë me një vlerësim pozitiv për librin që botoi pak ditë më parë kryedemokrati, Lulzim Basha, si një ftesë për të parë vizionin e tij elektoral.

Ndërkohë që nuk munguan kritikat dhe ironitë për librin e Bashës, Manjani shkruan se ‘Misioni im’ është një libër dinjitoz dhe ja vlen që të lexohet. Sipas Manjanit në libër nuk gjendet asnjë fjalë që kumton mllef apo negativitet.

“Lulzim Basha ka bërë një prezantim dinjitoz me librin tij “Misioni im”. Është një prezantim i shkruar rrjedhshëm, me gjuhë të pasur dhe veçanërisht me etikë të lartë komunikimi. Në prezantim nuk do gjeni asnjë fjalë që kumton mllef apo nxit negativitet emocional ndaj askujt. Kjo është në fakt pika më e fortë e komunikimit të Tij.

Libri është një mënyrë prezantimi e idesë së Tij mbi politikën. Me thënë të drejtën është shumë perëndimore e gjithë qasja e prezantuar aty.  Nuk e di sa e vlefshme është për kohën dhe vendin ku jetojmë, por mua më pëlqen ideja dhe qasja properëndim e Tij.

Do kisha preferuar që analizën e politikës së kalbur që kemi të mos e lidhte vetëm me Edi Ramën. Sidoqoftë është analizë e drejtë dhe qëndron në koncept. Politika ka nevojë të riprezantohet tek njerëzit si mjet qeverisës.

Sa i takon idesë së shtetin e vogël, ekonominë të lirë dhenkonkirruese e demokracisë përfaqësuese, jam dakord në princip. Së fundi, Lulzim Basha është i kritikueshem pa dyshim, por qasja me politikën normale dhe orientimi pro perëndim është për t’u mbështetur. Mendoj se libri ja vlen për ata që ende lexojnë.”, shkruan Manjani.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.