AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rrjeti 5G, reagon kompania kineze: Nuk kemi asnjë kontratë në Shqipëri

Kompania kineze e teknologjisë mobile Huawei ka reaguar në lidhje me faktin se ata janë futur në Shqipëri dhe kanë krijuar rrjetin 5G të internetit.

Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e përfaqësisë së tyre në vendin tonë, thuhet se Huawei është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në internet, dhe ne ndajmë shqetësimet për këtë siguri në Shqipërisë.

Gjithashtu, në njoftim theksohet se kompania nuk ka bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe se nuk kanë kontratë të zhvilluar me Shqipërinë.

“Asnjë shitës tjetër nuk mund të pretendojë këtë nivel suksesi në sigurinë në internet dhe kjo është arsyeja pse Huaëei është besuar nga kompanitë kryesore Europiane. Midis 60 kontratave 5G të Huaëei, 31 prej tyre janë nga Evropa. Por ne nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri,” thuhet në njoftim.

Deklarata e plotë:

Huaëei është shumë i vetëdijshëm për rëndësinë e sigurisë në internet, dhe ne ndajmë shqetësimet për këtë siguri në Shqipërisë

Pasi klientët e Huawei blejnë pajisjet, ata kontrollojnë të gjitha aspektet e hyrjes në rrjet, përfshirë sigurinë e sistemeve të tij dhe të dhënat e përdoruesit.

Huawei është një kompani private në pronësi të plotë të punonjësve të saj. Kemi një strukturë të përcaktuar qartë të pronësisë dhe qeverisjes. Asnjë agjenci qeveritare ose ndonjë organizatë e jashtme nuk ka ndonjë aksion në Huawei ose kontrollon Huawei në çfarëdo mënyre.

Gjatë tre dekadave të fundit, Huaëei u ka shërbyer tre miliardë njerëzve në të gjithë botën pa ndonjë incident të madh dhe nuk ka prova se nuk mund të na besohet për të siguruar produkte të sigurta telekomunikacioni.

Asnjë shitës tjetër nuk mund të pretendojë këtë nivel suksesi në sigurinë në internet dhe kjo është arsyeja pse Huaëei është besuar nga kompanitë kryesore Europiane. Midis 60 kontratave 5G të Huaëei, 31 prej tyre janë nga Evropa.

Por ne nuk kemi bërë asnjë pilotim apo testim 5G në Shqipëri deri tani, dhe gjithashtu nuk kemi ndonjë kontratë ose angazhim për të zhvilluar 5G në Shqipëri.

Fjalët Kyce

BILD publikoi një shkrim ku aludohej se PD ka lobuar me qindra mijë dollarë kundër integrimit të Shqipërisë dhe pa mbushur 24 orë e fshiu nga serverët e saj:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *