Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Rritje e frikshme e rasteve ditore, paralajmërohet tejmbushja e kapaciteteve spitalore në vendin fqinj

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) Valbon Krasniqi, ka paralajmëruar të premten se gjatë muajit mars mund të tejkalohen të gjitha kapacitetet spitalore, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në javët e fundit.

Gjatë takimit të Komitetit për menaxhim të pandemisë së koronavirusit, Krasniqi ka thënë se vetëm gjatë tre javëve të fundit, ka pasur rritje prej 66 % të pacientëve që janë hospitalizuar. Ai ka njoftuar se aktualisht janë 798 pacientë të shtrirë në klinikat rajonale dhe në ato të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Nëse vazhdon ky trend i rritjes e të hospitalizuarve, mbase brenda muajit mars do të tejkalohen kapacitetet e planifikuara”, ka deklaruar ai.

Krasniqi u bëri thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe ekzekutivit që të bëjnë planifikime për rritjen e numrit të shtretërve dhe kapaciteteve të tjera.

“Gjendemi para një situate ku shumë shpejt spitalet tona nuk do të mund të përballojnë fluksin e pacientëve që do të kërkojnë trajtim spitalor”, ka thënë mes tjerash ai.

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se nëse vazhdohet me mbingarkesën e spitaleve, do të ketë vështirësi të menaxhimit të rasteve klinike.

“Mbingarkesa që është tash në SHSKUK, për një kohë të shkurtër, nëse vazhdon kështu, do të jetë e papërballueshme dhe profesionistët shëndetësorë do të përballen me situata të vështira të menaxhimit të rasteve spitalore”, ka thënë Zemaj.

Ndërkaq, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se vetëm në dy javët e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja për 27.6 për qind, duke shtuar se mesatarisht brenda një dite janë raportuar 619 infektime të reja dhe tetë të vdekur.

“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri, por ky normalitet paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, distancën e maskën”, ka porositur Ramadani.

Të premten, më 19 mars, Kosova ka regjistruar numrin më të lartë të infektimeve ditore gjatë vitit 2021, përkatësisht 828 raste të reja. Prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 80.621 raste të infektimit. Prej tyre 1.744 pacientë kanë vdekur.

(E.H/Faxweb.al)

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 52%, 7123 votes
    7123 votes 52%
    7123 votes - 52% of all votes
  • PS 29%, 3960 votes
    3960 votes 29%
    3960 votes - 29% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1277 votes
    1277 votes 9%
    1277 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 665 votes
    665 votes 5%
    665 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 565 votes
    565 votes 4%
    565 votes - 4% of all votes
Total Votes: 13590
19/03/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.