Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


Opinione&AnalizaTe FunditTe Gjitha

“Rritja e ekonomisë shihet në xhep, jo me grafikë burokratësh, janë p**dhë ato që thonë në TV”

Nga Edmond Arizaj

Rritja e ekonomisë shihet në xhep, jo me grafikë burokratësh

Një krahasim i vogël

Viti 2008: Shpenzimet për 12 ditë pushime, një familje me katër persona, nisur nga Tirana në Korçë, pastaj nga Korça në një prej vendeve turistike në jug, I njëjti itinerary, të njëjtat vende bujtëse, të njëjtët persona. Dy rroga buxhetore të destinuara vetëm për këto pushime, njëra 80 mijë lekë, tjetra 60 mijë lekë (do I bëjmë me të vjetra më poshte, pra 800 mijë lekë dhe 600 mijë lekë, gjithsej 1 milionë e katërqind mijë lekë). 
Furnizim i makinës-80 mijë lekë 
Shpenzime në Korçë përgjatë dy ditëve-Hotel dy netë-nga 50 mijë lekë-100 mijë lekë, ushqim-argëtim 50 mijë. Gjithsej: 150 mijë lekë
Në jug: Shpenzim ndjenje-fjetje 10 ditë-nga 60 mijë lekë-600 mijë lekë. Ushqimi-argëtimi-shëtitjet diku tek 600 mijë lekë-1 milionë e dyqind mijë. 
Gjithsej: 80+150+600+600=1 milionë e 430 mijë lekë (kjo 30 mijëshja duhet të ketë qenë tmerr ka dale mbi parashikimet hahahaha)
Kthehesh në Tiranë pa asnjë lekë, ose me ca lekë të vogla që ua merr fëmijëve për të blerë ndonjë gjë në Lushnjë (hahahahahahah).

Viti 2017
Rrogat janë rritur diku 830 mijë lekë dhe 630 mijë lekë
Furnizim I makinës 170 mijë lekë
Shpenzime në Korçë përgjatë dy ditëve-Hotel me 50 euro (me 133 hahahaha) dy netë 133 mijë lekë. Ushqim argëtim 110 mijë lekë. Gjithsej 243 mijë lekë
Në jug: Shpenzim ndenje fjetje 10 ditë-nga 70 euro-930 mijë lekë. Ushqimi argëtimi-shëtitjet, diku tek 1 milionë lekë. – 1 milionë e 930 mijë lekë (shëtitjet në të dy rastet, janë lëvizje me makinë, jo në det me motora e me varka, e me gomone, larg qoftë të bëhen llogaritë me këto).
Gjithsej: 170+243+930+1 mln= 2 milionë e 340 mijë
Kthehesh në Tiranë…dhe fillon e paguan kredinë në bankë, për 12 ditë pushime që ndonjëherëjanë me shans, dalin të mira apo jo. 
Kjo është ekonomia për qytetarin vlla, të tjerat që na thoni në TV janë pordhë që kemi çerek shekulli që ua dëgjojmë.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *