Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, si e shpjegon zv/kryetari i Bashkisë

Çështja e rritjes së çmimit të ujit në Tiranë ka shkaktuar mjaft debate gjatë këtyre ditëve. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, i ftuar në rubrikën “Opinion” ka sqaruar se ku konsiston vendimi i rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.

Sipas Maznikut, objektivi kryesor i planit të bashkisë është që të arrijë që në vitin 2021 të ketë ujë të pareshtur për 24 orë në të gjithë kryeqytetin.

 “Objektivi kryesor i këtij plani është që deri në vitin 2021 të kemi ujë pareshtur për 24 orë në të gjithë qytetin e Tiranës. Rreth 60% e qytetit furnizohet nga burimi i Bovillës. Uji i Bovillës, nga të gjitha parametrat, është jo vetëm i pijshëm por edhe nuk ka arsye të mos jetë i këndshëm. Por në çezmat e njerëzve, uji kalon nga depozita, e cila nuk e mban shumë të pastër ujin. Ky është qëllimi që njerëzit të mos kenë më depozita, por sa herë të hapin çezmën uji t’i vijë direkt, dhe të jetë i pastër dhe i pijshëm,” deklaroi Mazniku.

Sakaq, Mazniku deklaroi se pjesa më problematike në këtë plan, është riparimi i tubave të transmetimit, të cilët janë të çarë.

 “Pjesa më problematike është riparimi i tubave të transmetimit, ku shpesh janë të çara, kanë nevojë për riparime, bypass-e. Kemi përmirësuar linjat e shpërndarjeve nëpër lagje. Zona e Yzberishtit që sot kur flasim ka rreth 50 mijë banorë, do të ketë një linjë të veçantë. Duhen ndërruar tubacionet, që ato të mos rrjedhin ujë. Me tubat e rinj, do të jetë e pamundur që ata të shpohen”, tha Mazniku.

Kujtojmë se çështja e rritjes së çmimit të ujit, nuk është pritur mirë nga opinioni publik dhe të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar kundër këtij vendimi. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *