Nëkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimit të tarifave telefonike me 15-20% duke thënë se nuk ka asnjë shpjegim nga kopanitë si dhe asnjë qëndrim nga ana e qeverisë.
Më tej, Vasili thekson se qeveria ka merak që të mos iu preket asnjë lekë koncesioneve dhe oligarkëve, duke shtuar se për këtë Edi Ramës nuk ia mban të flasë.
Vasili shkruan:
Kompanite celulare rritje drastike te cmimeve,por Edi Rames s’ja mban te flase!
Kompanite celulare rritin cmimet.
Asnje fjale nga qeveria.
Qytetaret krejtesisht te pambrojtur.
Qeveria nuk ekziston per qytetaret, por vetem per kompanite e celulareve, qe kane rritur me 15- 20% cmimet e paketave dhe kane dyfishuar cmimin e rimbushjes.
Asnje fjale,asnje veprim, asnje qendrim nga qeveria per te mbrojtur dhjetra mijra qytetare, qe perballen te pafuqishem me rritjen drastike te cmimeve, pa asnje shpjegim.
Ky eshte abuzim i turpshem dhe skandaloz me qytetaret.
Qeveria qe kujdeset me “merak” qe te mos ju preket asnje lek koncesioneve dhe oligarkeve nuk ben asgje per te mbrojtur qytetaret.
Kjo po eshte KÇK, por per kete Edi Rames nuk ja mban te flase.
Turp dhe neveri per qeverine qe hesht!
(F.GJ/FAXWEB.AL)