Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 18 persona nga Covid-19. Po ashtu ministria bën me dije se në 24 orët e fundit 645 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërkohë që janë kryer 2201 testime.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 25 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
Ndërkohë që vihet re një rritje e personave në terapi intensive, ku një ditë më parë ishin 15 persona, ndërkohë që sot janë 25 pacientë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 645 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
272 raste në Tiranë, 56 në Durrës, 51 në Fier, 48 në Korçë, 30 në Kuçovë, 20 në Mat, 19 në Pogradec, 16 në Vlorë, 15 në Kolonjë, 14 në Elbasan, 13 në Krujë, nga 12 raste në Tepelenë, Dibër, nga 10 raste në Has, Sarandë, nga 8 raste në Devoll, Peqin, nga 6 raste në Mallakastër, Delvinë, Skrapar, 4 në Berat, 3 në Tropojë, 2 në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Kukës, Lezhë, Malësi e Madhe. Në 24 orët e fundit janë shëruar 403 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.755 që nga fillimi i epidemisë.