Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Rritet bilanci i të plagosurve në Katalonjë, policia i dhunoi për të ndaluar Referendumin

Është rritur bilanci i të plagosurve në Katalonjë, ku një përleshje e madhe ka nisur mes policisë dhe qytetarëve për shkak të referendumit për t’u larguar nga Spanja. Nga 460 numri i të plagosurve ka shkuar në 761.

Kujtojmë se sot në Katalonjë po zhvillohet një referendum përmes të cilit qytetarët do vendosin nëse do ndahen apo jo nga Spanja.

Mirëpo gjatë referendumit, në Katalonjë janë shënuar qindra incidente dhe përleshje midis policisë dhe qytetarëve.

I pari që foli ishte kryebashkiaku i Barcelonës, i cili tha se të paktën 460 persona janë plagosur pasi policia ka përdorur forcën për të parandaluar votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonjës. Mirëpo numri i tyre u rrit në 761.

Qeveria spanjolle ka premtuar të ndalë një sondazh që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Oficerët e policisë po i pengojnë njerëzit të votojnë dhe të marrin fletët e votimit dhe kutitë në qendrat e votimit. Mirëpo po ndeshen me rezistencën e qytetarëve të cilët kërkojnë ta ojnë referendumin deri në fund.

Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumba të gomës gjatë protestave pro-referendum. 

Ministri i Jashtëm i Spanjës i ka quajtur të drejta veprimet e policisë. “Referendumi në Katalonja, ilegal” tha ai.

Policia qëlloi me plumba gome qytetarët që shkonin të votonin, teksa kur foli per here te pare, kryeministri spanjoll tha: S’ka referendum pavarësie në Katalonja.

Mariano Rajoy tha se nuk e njohu votimin, duke shtuar se katalanasit u mashtruan për të marrë pjesë në një votim të paligjshëm.

Ndërkohë, ministria e brendshme e Spanjës tha se 12 policë u plagosën dhe tre persona u arrestuan. Ndërsa shton se 92 vendvotime ishin mbyllur.

Po ashtu, BBC shkruan se Policia kombëtare dhe Garda Civile e Spanjës – një forcë paraushtarake e ngarkuar me detyrat e policisë , u dërguan në Katalunjë në numër të madh për të parandaluar votimin.

Kreu katalanas Carles Puigdemont tha para mediave: “Përdorimi i pajustifikuar i dhunës nga shteti spanjoll nuk do të ndalojë vullnetin e popullit katalanas”. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close