Policia e Tiranës ka parandaluar përshkalëlzimin e mëtejshmë të një konflikti familjar për motive pronësia.
Policia është njoftuar se në Sauk po ndodhte një konflikt familjar. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë reaguar, duke arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. B., 43 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht për motive pronësie me vëllain e tij 46 -vjeçar, i cili është dëmtuar dhe është dërguar në spital.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprimet të metejshme.