Dy makina janë dëmtuar pasi një pemë është rrëzuar pranë terminalit të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, si pasojë edhe e motit të keq.
Në të njëjtën zonë kanë ndodhur dhe raste të tjera, pasi pemët janë tharë e kalbur dhe herë pas herë kanë rënë duke rrezikuar dhe jetën e njerëzve.
Dëmet materiale janë të shumta, por pa të lënduar.