Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rrëzohet nisma për të larguar nga politika funksionarët e komunizmit, Murrizi: Më vjen për të vjellë kur shoh persona që kanë spiunuar vëllain dhe janë në politikë

Gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme në Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, është rrëzuar nisma e depozituar në Kuvend nga Myslim Murrizi dhe 21 deputetë të opozitës, për përjashtimin nga funksionet publike dhe politike të personave që kanë kanë pasur pozicione publike gjatë periudhës 28.11.1944- 08.12.1990.

Gjatë fjalës së tij deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ky është një ligj i domosdoshëm për shkak se pas 30 vitesh nga rrëzimi i komunizmit nuk mund të ketë në poste të rëndësishme individë që i kanë shërbyer regjimit.

Relatori i çështjes deputeti Alket Hyseni solli në vëmendje faktin se ky ligj është përmbledhje i dy ligjeve të ngjashme të cilët janë rrëzuar në 10-vjeçarin e fundit nga Gjykata Kushtetuese.

Myslim Murrizi: Është një ligj i propozuar nga 21 deputetë kohë më parë dhe pas kërkesës sime përshëndes nismën tuaj për ta futur në rend dite. Në 30 vite post-komunizëm kemi rezolutën për nevojën e ndëshkimit të krimeve post-komuniste. Duke qenë se jemi një vend që nuk jemi ndarë nga komunizmi i kërkoj Kuvendit të Shqipërisë që tashmë që nuk sjell kaos në administratë që brezi i parë i të diplomuarve në vitet e pluralizmit është 45-47 vjeç.

Nuk krijohet vaukum në administratë, në bashki dhe institucione qendrore. Në 2016 Kuvendit kaloi Reformën në Drejtësi dhe sot mendoj se në organet e asaj drejtësie të mos ketë ish-hetues që kanë ushtruar dhunë në viktimat e komunizmit që kanë vuajtur nga ligjet e diktaturës. Nuk them të përjashtohen por të mos jenë administratë e lartë dhe individë të zgjedhur nga qytetarët. Unë besoj që në 30 vite pas komunizmit nisur nga rezolutat e KE që kanë këto kritere të bëjmë një projektligj në përputhje me mentalitetin shqiptar.

Nuk mund të shoh në KLP, KLGJ apo ish-hetues, njerëz të cilët kanë qenë oficer sigurimi deri në 8 dhjetor 1990 dhe të jenë sot edhe aspirues për t’u futur në drejtësi kur ne po presim me lugë bosh rezultatet e saj.Unë bashkë me 7 kolegë deputetë kemi marrë certifikatë për pastërtinë e figurës. Unë besoj se mbi 90% të maxhorancës nuk kanë lidhje me komunizmin. Më vjen për të vjellë kur shoh në krye të politikës që kanë spiunuar deri në vëllanë e tyre gjatë regjimit.

Alket Hyseni: Kjo nismë vlerësohet në anën proceduriale, është në përputhje me rregulloren e Kuvendit dhe jemi brenda afateve por sa i takon përmbajtjes mendoj se iniciativa vjen në papajtim me jurisprudencën tonë. Në opinionin e Venecias thuhet se projektligjet duhet të hartohen vetëm në përputhje me legjislacionin ndryshe ngre dyshime mbi qëllimet konkrete. Ai nuk shpjegon nevojën për hartimin e kësaj nisme. Nuk ka argumente të shtuara nga viti 2008 dhe nuk përcaktojnë afate kohore por kufizojnë lirinë e punës dhe aksesin e posteve publike.

Myslim Murrizi: Unë kam marrë përsipër atë që ka propozuar Hyseni me Spartak Brahon për Institutin e Studimeve të Krimeve të Komunizmit ku nëpunësit nuk duhet të jenë të kualifikuar në shkollat e larta të PPSH.

Ulsi Manja: Ka pasur përpjekje në këtë drejtim. Në Shqipëri ka patur ligj për pastërtinë dhe verifikimin e figurave. Ajo që është e rëndësishme të nderuar kolegë, është se ne e kemi tashmë një logj për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-sigurimit të shtetit që nuk pengon zgjedhjen jashtë administratës të personave që duan të bëhen pjesë e jetës së saj. Çdo ligj përveç aspektit ligjor ka edhe moralin. Ligji është në fuqi dhe nëse populli i zgjedh me votë pse jo Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk ia ndalon kandidimin. Nisma e Murrizit duhet rrëzuar sepse bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *