Një 54 vjeçar ka vdekur në spital, për shkak se dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të katërt i një pallati në Tiranë. Policia thotë se pas pyetjes së dëshmitarëve, dyshimet janë që A.N të jetë rrëzuar aksidentalisht, dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 18.03.2021, rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)