Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Rrëzohet aeroplani dhe vdesin 32 persona, dyshimet e para për aksidentin fatal

Rrëzimi i një aeroplani i ka marrë jetën 32 personave.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 15:00, në bazën ajrore Khemeimin, në Siri.

Sipas ministrise se mbrojtjes ruse, kane vdekur 26 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Siç raporton BBC, asnjë nga 32 personat që ndodheshin në bordin e avionit, nuk kanë mbijetuar.

“Rreth orës 15:00 (me orën e Moskës, ora 12:00), një avion rus transporti, An-26 u rrëzua teksa po ulej në bazën ajrore Khmeimim. Të gjithë ata që ishin në bord vdiqën [në incident],”- thuhet në deklaratën e lëshuar nga ministria ruse.

Aeroplani u përplas me tokën rreth 500 metra larg pistës. Avioni nuk u përfshi nga flakët përpara përplasjes, saktësoi ushtria ruse.

Aeroplani u rrëzua gjatë uljes në bazën ajrore Khmeimim, pranë qytetit bregdetar sirian të Latakisë, raporton agjencia e lajmeve Ria Novosti.

Ministria e mbrojtjes po heton rrëzimin, por të dhënat paraprake sugjerojnë se kjo mund të jetë si pasojë e një mosfunksionimi teknik, thuhet në deklaratë.

(F.M/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *