Pak para mesnatës së 25 Marsit, qeveria e Albin Kurtit u rrëzua përnes një mociini të iniciuar nga partia në koalicion, LDK. Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim në Kuvendin e Kosovës është votuar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Kjo do të njihet si qeverisja më jetëshkurtër në historinë e Kosovës ku më shumë kohë është dashur pajtimi mes kreut të LDK-së Isa Mustafës dhe Albin Kurtit për të formuar qeverinë se sa kanë qëndruar në pushtet.
As vetë Albin Kurti nuk ka reaguar ende ndërsa ai që nuk është “përmbajtur” ka qenë paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj.
Ky i fundit shkruan se vendimi i sotëm provon se institucionet në Kosovë janë demokratike dhe funksionale.
“Sot, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 82 vota përkrahën mocionin e votëbesimit. Ky është një vërtetim se Kushtetuta dhe Kuvendi në Kosovë funksionojnë, dhe se shteti i Kosovës rreshtohet me vlerat më sublime të demokracisë. Kam besim të plotë që institucionet e Republikës do të konstituohen shpejtë dhe se nuk do të ketë boshllëk qeverisës./RH”, shkruan ish kryeministri.
(F.GJ/FAXWEB.AL)