Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Rreziku nga urat/ Reagon ARRSH: Nuk jemi në panik as në gjendje emergjence, po monitorojmë

Pas shembjes së urës Morandi në Gjenova që shkaktoi 43 të vdekur, mes tyre dhe dy shqiptarë kanë nisur shqetësimet edhe për gjendjen e urave në Shqipëri.

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qëndro në një konferencë për mediat ka thënë se nuk jemi në gjendje emergjence dhe nuk ka arsye për panik.

Qëndro ka thënë se po kryhen monitorime të vazhdueshme për të parë gjendjen e urave në vend.

“Do të kërkojmë buxhet për urat problematike. Përgjithësisht ka disa shkaqe pse ndodhin këto probleme, është shkalla e ekspozimit, jetëgjatësia e urës, është intesiteti i trafikut, është gërryerja e bazamentit të lumenjve, largimi i ujit nga sipërfaqja e urës,  e të tjera.

Janë 7 ura në vend të cilat janë problematike dhe duhet ndërhyrë menjëherë në to. Ura e Lekrit, e Dragotit,e Zëmblakut, Ura e Kalulit, Ura e Ledhit, ura që lidh segmentin Levan-Tepelenë”, u shpreh Qendro.

(B.H/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *