Një aksident ka ndodhur ditën e sotme pranë kryqëzimit të Patokut, në afërsi të Laçit. Në aksident janë përfshirë tre automjete dhe dyshohet se shkak është bërë një parakalimi i gabuar.
Për pasojë dy te rinj kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit të trefishtë.