06:57 | 28/01/2023
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rreth 11 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE në janar-tetor 2022; me gjithë Britaninë arrijnë në 24 mijë të ikur

13:20 | 25/01/2023
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rreth 11 mijë shqiptarë kërkuan azil në BE në janar-tetor 2022; me gjithë Britaninë arrijnë në 24 mijë të ikur

Tendenca e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi nuk duket se po fashitet, përkundrazi.

Të dhënat e reja të publikuara nga Eurostat tregojnë se në gjysmën e dytë të vitit 2022, ritmet e ikjes janë përshpejtuar.

Sipas statistikave të INSTAT në periudhën janar-tetor 2022 kanë kërkuar azil në një nga vendet e Bashkimit Europian 10,975 shtetas nga Shqipëria. Fluksi më i lartë u shënua në shtator, me mbi 1,400 persona, ndërsa në tetor ritmi u ngadalësua disi në rreth 1,300.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, aplikimit për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e BE-së janë rritur me 19%.

Franca mbetet destinacioni kryesor me rreth 50% të aplikimeve, e ndjekur nga Gjermania.

Eurostat raporton prej vitit 2019 vetëm aplikimet në shtetet e Bashkimit Europian dhe jo në Britaninë e Madhe. Këto të fundit i raportojnë në statistikat e tyre kombëtare aplikimet e shtetasve për azil.

Sipas të dhënave zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria Britanike, të përpunuara nga “Monitor” në periudhën janar-shtator 2022 kanë kërkuar azil në Britani 13,272 shtetas shqiptarë.

Në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i azilkërkuesve nga Shqipëria pothuajse u dyfishua në raport me 6-mujorin e parë, kur kishin kërkuar azil rreth 7 mijë shtetas shqiptarë. Në të gjithë 9-mujorin e këtij viti, Britania e Madhe ka regjistruar 52,525 azilkërkues nga e gjithë bota, 25% e të cilëve ishin nga Shqipëria.

Si rrjedhojë, në total, për 10-mujorin e vitit 2022 kanë aplikuar për azil në shtetet e Bashkimit Europian dhe në Britaninë e Madhe të paktën 24 mijë shqiptare (për Britaninë e Madhe mungojnë të dhënat për tetorin).

Kjo është vetëm shifra e atyre që janë deklaruar si të ikur dhe kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare, ndërsa numri real i personave që janë larguar është praktikisht i pamatshëm, pasi ka shumë që ikin me kontrata pune, kryesisht në Gjermani, apo që nuk e deklarojnë se nuk do të kthehen dhe qëndrojnë të padeklaruar. MONITOR

Pas

Gjermania jep dritën jeshile për dërgimin e tankeve në Ukrainë

Para

Prangoset 27-vjeçari shpallur në kërkim, u konfliktua me armë zjarri me disa persona

Para
I kërkoi para qytetarit, përjashtohet efektivi nga radhët e Policisë në Fier

Prangoset 27-vjeçari shpallur në kërkim, u konfliktua me armë zjarri me disa persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *









Të Fundit

Federata Shqiptare e Futbollit shpall më të mirët e vitit 2022 në fushën e blertë

“McGonigal nuk përfaqëson FBI dhe punonjësit e saj”, reagon për herë të parë drejtori Wray: Ka katër vjet i larguar nga ne, të vihet para drejtësisë

Si të parandaloni dhimbjen në rrënjët e flokëve, mësoni disa mënyra të thjeshta

Krimi i dyfishtë në familjen në Gramsh/ Flasin fqinjët: Njerëz të mirë ishin, autori duket sikur nuk ishte mirë nga mendja

Rama mungon në mbrëmjen gala të Superiores, Armand Duka: Kryeministri është sëmurë

Peisazhet magjike shqiptare vijnë në ekspozitën “Plaime Aire”, Xheneta Kadillari: Synimi jonë është paraqitja e realitetit të vendit tonë

Adoleshentët përleshen me persona të paidentifikuar në Kamzë, dëmtohen dhe dërgohen në spital

Sondazhet nxjerrin Lionel Messin më të mirin e vitit 2022, cilët e pasojnë

Marrëdhëniet: 3 arsye pse dashuria dështon dhe njerëzit ndahen

Sulm me armë në Jerusalem, numërohen 8 viktima dhe disa të plagosur

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2023, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.