AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Rrenat për themelimin”, Fuga për 28-vjetorin e PS-së: I di ku janë dokumentet e fshehta

Sot Partia Socialiste feston 28 vjetorin e krijimit të saj, dhe të shumtë kanë qenë të majtët të cilët e kanë uruar këtë përvjetor. Ndërkohë me anë të një postimi në rrjetet sociale, akademiku i njohur Artan Fuga ka deklaruar se ai zotëron dokumente që vërtetojnë se kush jkanë themeluesit e vërtetë të kësaj partie.

“Madje një pjesë e atyre që hiqen si veteranë tani ishin kundërshtarë të egër të këtij rithemelimi! Të tjerë që gufmosen as nuk ishin fare në aktivitet politik dhe kishin frikë të dilnin nga shtëpia! Të tjerë si Shën Pjetri e kishin mohuar tre herë para se të këndonte gjeli të majtën!”, shkruan Fuga bndër të tjera.

Sipas akademikut, tani që PS është në pushtet hiqen si familjarë dëshmori, ndërkohë që shton se kur të mos jetë përsëri: “Unë themelues, çfarë ke me mua o vllai!”.

Nga Artan Fuga

Rrenat për themelimin
Thonë që është përvjetori i themelimit të partisë socialiste!

Urime!

Por, unë i di ku janë të gjitha provat dhe dokumentet, si edhe njerëzit, që vërtetojnë se ata që e themeluan Partinë Socialiste në të vërtetë, që përpunuan vlerat demokratike të një të majte demokratike për t’i vendosur në statutin e partisë, ata që vepruan kështu pa interes, por në të mirë të kombit dhe të vlerave të së majtës, nuk janë asfare:

ata që urojnë për këtë përvjetor,
ata që shkojnë nëpër pritje me ndonjë gotë birre a coca – cola në dorë,
ata që tregojnë kujtime krejt rrenacake!

Si cdo origjinë edhe këtë e kanë mbuluar gërmadha e gënjeshtrave zyrtare!

Madje një pjesë e atyre që hiqen si veteranë tani ishin kundërshtarë të egër të këtij rithemelimi! Të tjerë që gufmosen as nuk ishin fare në aktivitet politik dhe kishin frikë të dilnin nga shtëpia! Të tjerë si Shën Pjetri e kishin mohuar tre herë para se të këndonte gjeli të majtën!

Të tjerë as nuk dinin fare se çfarë bëhej ndonëse luftonin në llogore ultrakonservatore!

Ca e kapën programin e ri dhe e kthyen PS që duhej të lindëte me shumë vëshirësi e pastrime në një vegël pushteti me mbetje punisto – totalitare!

Tani që PS është në pushtete hiqen si familje dëshmori!

Kur të mos jetë përsëri: Unë themelues, çfarë ke me mua o vllai!

Do të dali e vërteta do të dali!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *