Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rregullorja e Kuvendit ‘rrupsup’ ligjvënësve, Fino: Deputetët të mos flasin për çështje…

Në mbledhjen e sotme në Komisionin Parlamentar të Ligjeve është diskutuar mbi propozimet për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë.

Deputeti i majtë, Bashkim Fino ka propozuar që rregullorja duhet të detyrojë kreun e Kuvendit që të bëhen 71 deputetë pastaj të nis seanca.

Fino ka propozuar gjithashtu se deputetët dhe ministrat duhet të flasin vetëm për ligjet e veçanta dhe jo për çështje që nuk janë në rendin e ditës.

Pjesë nga diskutimet:

Hysi: Drejtuesi i seancës mund të nderpresë fjalën kur diskutuesi flet për çeshtje që nuk janë në rend dite.

Fino: Për ligje të veçanta duhet të flasim për to dhe jo për politikën e ditës. Duhet ta vëme këtë disiplinë. Shumë mirë që e bëmë 10 minuta.

Alimadhi: Nëse ju i hiqni të drejtat deputetit… Lëreni deputetin të shprehet lirshëm

Hyseni: S’mund të dilni dhe të flisni për një gjë që s’ka lidhje me ligjin, me rendin

Fino: Dëshirat e Alimadhit, përmblidhen te kjo që kemi parashikuar ne. Me këtë nen, kuorumi nis në orën 10. Dhe kur mbaron diskutimi në orën 5, fillojmë votimin dhe nuk marrim prapë prezencën. Nuk mund të bëjmë marrëveshje që të nisim Kuvendin me 15 deputetë se nuk u del gjumi. Duhet ta detyrojë rregullorja kreun e Kuvendit që të bëhen 71 deputetë pastaj të nisë Kuvendi.

Alimadhi: Duam kohë, duam të bëjmë debat. Në këtë rregullore kanë marrë pjësë ish-deputetë të Partisë Demokratike, tani jemi dhe ne këtu

Manja: Ka dy vjet që punohet kjo rregullore dhe ka dy muaj që u kam thënë deputetëve të rinj që jepni propozime. S’dua asnjë koment, pro, kundër

Hysi: Janë tre rekomandime, që lidhen me masat disiplinore. Masat disiplinore deri më sot i jep kreu i Kuvendit ose Byroja. Nuk ka pasur ankimim. Propozimi që është sjellë, synon që të bëjë klasifikimin e shkeljeve në të rënda dhe të lehta dhe mekanizim në dy shkallë dhe ankimimin

Hysi: Do ketë një proces të rregullt sa i përket ankesës. A do parashikojmë një nen, kur deputeti nuk deklaron konfliktin e interesit?

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *