Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetTe Fundit

Rrëfimi tronditës/ Vajza nga Vlora aborton fëmijën me deformime, fryt i përdhunimit të babait

Një ngjarje e rëndë është raportuar në policinë e Vlorës, kur një adoleshnte ka denoncuar babin e saj, i cili e ka përdhunuar duke e lënë madje edhe shtatzënë. Policia e qytetit bregdetar tha se ka shpallur në kërkim shtetasin me inicialet V.Ç, pasi dyshohet se ky 41 vjeçar, i cili akuzohet për këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë në media është bërë me dije se vajza është detyruar të abortojë fëmijën, fryt i këtij akti ccnjerëzor, sepse sipas mjekëve shfaqte probleme dhe keqformime.

Nën shoqërinë e tezes dhe me ndihmën e nënës ajo ka vendosur të denoncojë të atin monstër në polici. Fetusi i abortuar pritet t’i nështrohet ADN­-së, për të zbuluar atësinë, ndërkohë që mësohet se 17­-vjeçarja vijon të qendrojë në maternitetin e Vlorës në kushte të rënda psikologjike.

Në një prononcim për News 24, nëna e vajzës ka rrëfyer ngjarjen e rënde dhe pasojat që ajo ka lënë tek vakjza adoleshente. “Kohët e fundit vajza nuk po ndihej mire, bëri testin, rezultoi shtazënë. Ne e çuam në spital por fetusi ishte me deformime dhe mjekët vendosën që vajza ta abortojë fëmijën. Pas abortit vajza ka paraqitur probleme shëndetësore”,­ tha ajo.

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?

View Results

Loading ... Loading ...
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...