AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Rrëfimi tonditës i Platini: Bëmë një truk të vogël në Botëror

Një rrëfim tronditës vjen pas 20 vitesh nga Kupa e Botës së vitit 1998. Ishtë pikërisht , Michel Platini  i cili pranoi se në këtë vit Kupa e Botës ishte trukuar në mënyrë që Franca dhe Brazili të mos ndesheshin me njëra-tjetrën, përveç fazës finale.

Në atë kohë kryetar i komitetit organizativ të Boterorit, Platini thotë se ka ndërhyrë në short për të  siguruar që vendi i tij të shmangte kampionët në fuqi.

Sipas mediave të huaja, në një intervistë radiofonike, Platini pranoi: “Kur organizuam kalendarin bëmë një truk të vogël”.

Sipas rregullores së FIFA-s, vendi organizator i Botërorit e ka të sigurt vendin e parë në vazon e parë para hedhjes së shortit të grupeve, ndërsa shtatë kokat e tjera të grupeve zgjidhen automatikisht.

Brazili dhe Franca u vendosën pa short në grupin A dhe C respektivisht, e duke qenë se kalendari deri në finale ishte i organizuar që më parë, përballja ishte shmangur. “Nëse ne e mbyllnim grupin në vend të parë dhe Brazili gjithashtu, atëherë nuk do të mund të ndesheshim përveç se në finale. Mendoni se të tjerët nuk e bjënë këtë në Botërorët e tyre? Franca kundër Brazilit në finale, ishte ëndrra e të gjithëve”.  (E.V/ Faxweb.al)

 

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *