Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Si nënë nuk do e kisha shkruar kurrë këtë libër, në ikje im bir më mësoi të jetoj me dinjitet/ Rrëfimi i ndjerë i Flutura Açkës te ODA

Shkrimtarja Flutura Açka ka sjellë librin e saj “BIRI”, të cilin ia dedikon djalit të ndjerë që e humbi rreth 2 vite më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.

Në një intervistë për emisionin “ODA” nga Edona Haklaj në Fax News, ka rrëfyer se guximin për të shkruajtur librin e mori pikërisht nga i biri, që nuk i pëlqente aspak lotët dhe mësoi nënën se si të jetonte me dinjitet.

“Ishte një libër i pamenduar, ti mund të mendosh gjithë çfarë ngjarje. S’ka nënë, që mund të mendojë një libër të tillë. Erdhi shumë vonë pas largimit të djalit. Erdhi një moment kur ai bllokimi i shkrimtarit po bëhej aq fatal dhe unë nuk po shkruaja dot asnjë rresht, shkruaj vetëm ankimet  e mia personale. Në mendjen time vinin vetëm kujtime, pesha  e kujtimeve kishte marrë aq shumë ankth në subkoshiencën time, çlirimi do vinte vetëm nëpërmjet kësaj vepre. Mendova se është histori e bukur personale, por duhet kapërcente personalen, kjo është arsyeja që birin e kam kthyer në personazh, sepse kam menduar që kjo është mënyra më e mirë për t’iu larguar  personales, edhe pse gjithcka është reale dhe e sinqertë.

Në një farë mënyrë libri Biri është libri im, i jetës sime, i atyre 20 viteve shumë të bukura, raporti nënë bir, nënë fëmije, prind fëmijë është shumë esencial i kësaj bote. Vetëm kur ndodhin pastaj fraktura të tilla në këtë lidhje të trondisin jetën, e pastaj ka një fazë të dyte të refleksionit. Si nënë nuk do ta kisha shkruar këtë libër, do të kisha zhgarravitur, si shumë nëna që kanë shumë për të rrëfyer, gjithë lotët e tyre e fjalët e tyre. Pas ikjes së djalit, kam folur me mijëra prindër, kam dhe mesazhe dhe të trishtueshme dhe më pyesin se si unë rri në këmbë, në fakt duket sikur unë rri në këmbë por dhe unë jam nënë si gjithë të tjerat, mendoj se ka një gjë përtej instiktives, një raport që u ngrit prej kohësh, një raport intelektual.

Edhe personazhet në libër i kam përshkruar si të tretë, që të jepet pesha e një vepre letrare, dhe jo kronolgji dhimbjesh, doja që ky libër të ishte përtej personale, si një kujtesë edhe për çdo prind, si thirrje personale e imja, se jeta në çdo çast është kaq e cmuar sa duhet pastruar çdo ditë, duhet mbajtur si kristalet e pastra , çdo minutë duhet barazuar me peshën e jetës.

Jam përpjekur të jem prind i plotë, pavarësisht hallakatjes e udhëtimeve të shpeshta, ndoshta ishte im bir që ndihmoi ta konceptoj jetën hapur, im bir është tipikja e djemve shqiptare mes dy kulturave, mes dy atdheve. Kjo histori është një histori shqiptare mes dy kulturave europiane.

Ndjeshmëri amë ka ndjekur që në momentin që humba djalin, ka qenë ndjeshmëri që më ka ndihmuar të rri në këmbë. Vjen një moment që ky zë ka nevojë për shumëfishime, them se mbas botimi të këtij libri jam disi më e qetë.

Tani librin mund ta shoh edhe si lexuese, mbase në një moment e shoh librin edhe si lexuese dhe e kuptoj që jam pak më e qetë e kam qenë duke ecur në një ferr dramatik.

Kam dashur të reflektoja të shikoja në çfarë dimensioni ishte drama ime, ka shumë pak shkrime për prindin që humb fëmijën është gjëja më e papranueshme. Ka shkruajtur shkrimtarja tek unë, subkoshienca ime.

Mendoj që marrëdhënia mëmë bir është më esencialja në botë.

Shkoj në çdo kishë dhe lutem përpara Shën Mërisë. Kam përdorur termin Bir si biri është i çdo nëne, bir është çdo djalë.

Po të mos ishin librat që më kanë shkëputur gjatë kësaj kohe, po të mos ishte kjo botë paralele, unë do e kisha shumë të vështirë të vërtitesha rreth kësaj disfate. Unë kisha një formë paksa të ndryshme nga e zakonshmja, dhe e gjet asi një mënyrë për ta mbajtur tim bir në jetë, Them se letërsia është fëmija im i dytë, fëmija që më ka mbetur.

Im bir ishte shumë modest shumë i tërhequr, nuk e shfaqte, kam gjetur ese dhe punime të tij pafund në gjërat e tij, bëri një dokumentar kur ishte vetëm 15 vjeç. Aty e kam njohur tim bir shumë, ishte më racional se unë, më mësoi si të sillesha me humbjen, nuk donte viktimizimin, nuk i pëlqenin lotët e mi. Më vjen në mendje shprehja e tij “be normal mami, be normal”, dhe unë e dëgjoj sikur të mos e tradhëtoj. Në ikje më mësoi si të jem me dinjitet, më tha “you have to continue”, më shkundi nga supet, dhe më tha që kjo është prova e dashurisë, prova jote për mua, duhet të kalosh këtë sprovë”, u shpreh Açka.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *