Një dëshmitar okular ka zbardhur me detaje se çfarë ndodhi mbrëmjen e 30 majit në hotelin lokal ku punonte si banakier dhe mbetën të vdèkur dy biznesmenët Paulin Gjergji dhe Bujar Lika. Dëshmitari i identifikuar si A.H zbulon se kishte marrë turnin në 18:40, ndërsa në 19:30 hynë në dyert e lokalit Gjergji dhe Lika.
30 minuta më vonë hyri edhe një person rreth 50 vjeç, me të cilin u zhvendosën në një tavolinë në fund. Gjithçka nisi kur mbërritën në lokal dy persona të maskuar si pòlicë, të cilët qëlluan me breshëri plùmbash dhe më pas ia mbathën. Ndërsa i dyshuari Eduard Lamaj thotë se gjithçka e bëri për hákmarrje ndaj pronarit të hotelit dhe nuk kishte asnjë lidhje me biznesmenët që u vránë.
Në dëshminë që Gazeta “Si” disponon, dëshmitari shton se nga banaku kishte vënë re një makinë që kishte ecur indietro dhe më pas hyri në parkim. “Duke menduar se mund të kërkonin ndonjë dhomë hoteli lëviza për tek recepsioni dhe kur po afrohesha pashë dy njerëz të maskuar dhe me rroba “pòlicie” që kishin ármë automatiku në dorë”, thotë ai.
Të ármatosurit kanë hyrë në lokal dhe më pas dëshmitari okular, i vetmi i mbijetuar në másakrën ku dy klientët morën plùmba vdèkjeprurës, është shtrirë instinktivisht për të shpëtuar jetën. “Kam dëgjuar të shtèna në breshèri, por nuk i pashë personat, më pas dëgjova se aty erdhën dy persona të tjerë që shanin me zë të lartë, kuptova që ishin djemtë e klientit”, jep detaje dëshmitari që shpëtoi për fije të perit. Dëshmitari rrëfen gjithashtu se si ndihmoi për transportimin e njërit prej klientëve për t’u dërguar në spítal, ndërsa tjetri nuk kishte asnjë shenjë jete. “Telefonova pronaren, telefonova numrin 129, por doli linja e zënë dhe nuk munda dot të flas me ta. Pas rreth 30 minutave aty mbërriti pòlicia”, shpjegon me detaje banakieri, i cili shpëtoi falë intuitës së tij për të qëndruar shtrirë për dysheme derisa vrásësit ikën.
Vrásësit të maskuar, njëri me rroba kamuflazhi, tjetri me tuta të kuqe dhe pelerinë pòlici, me kapele dhe maska, hynë në parkingun e hotelit në orën 21.50, ku dhe shfaqen duke zbritur nga një mjet Wolksvagen Golf 5. Me kërcènime, dy prej tyre qëndruan në ambientin e jashtëm duke mbajtur djemtë e njërit prej víktimave. “Gjitha çfarë ndodh nga ky moment për pesë minutat e ardhshme i ngjan një skene hòrror”, përshkroi një agjent krímesh sipas të cilit, njëri nga vrásësit shkrepi ármën áutomatike, tjetri e rrèmbeu shokun e plágosur për të mos e lënë në skenën e krímit dhe ashtu të gjákosur pasi kishin lënë pas dy të pajetë, ata u larguan. Më vonë nga videot e sèkuestruara dhe një varg veprimesh të tjera operative, të katër të maskuarit u identifikuan si djem të zonës, shokë me njëri-tjetrin, ku kryesori i tyre ishte Eduart Lamaj. Por si ai, ngarkesa pènale kanë edhe tre të kërkuarit e tjerë, Klaudio Përkola, Olti Vlashi dhe Ilir Lika.
Rrëfimi i të ákuzuarit për vrásje
Eduart Lamaj është 30 vjeç. Pasi u árrestua nga hetimet operative që zbuluan se pas krimit ai po kurohej në një klinikë private, i riu foli. “Disa të vërteta i ka thënë, disa të tjera sikurse motivet se përse hynë në biznes, nuk janë thënë ende”, shtoi një burim i hetimit të Krímeve të Rènda pranë pòlicisë qendrore. Lamaj pranon gjithçka, duke e justifikuar si një hákmarrje e ndërmarrë prej tij, për të shkátërruar biznesin e A.A., pasi ky i fundit aktualisht në bùrg, 13 vite më parë i kishte vjedhur rreth 4 mijë euro. Por ky motiv ngjan i pabazuar dhe hetuesit e pòlicisë këmbëngulin që shènjestra e vrásësit ishin pikërisht dy klientët që po pinin kafe dhe po flisnin për çështjet e tyre.
“Isha në shtëpi në lagjen numër 4 në Laç, e cila është në afërsi të autostradës. Mora në telefon Klaudion, Oltin për t’u takuar e për të pirë ndonjë cigare. Në vendin ku u takuam erdhi edhe një shok tjetër që ka shtëpinë afër, Iliri”, rrëfen i ákuzuari. Sipas tij, ata morën Golfin e tij dhe bënë një xhiro dhe më pas u kthyen në shtëpinë e tij. “Ndërkohë ata qëndruan jashtë shtëpisë, unë hyra brenda. Mora dy kapuçë, një të zi dhe një gri. Përgatita një mushama të zezë me shkrimin “pòlicia”. Këtë e bëra përmes një cope kartoni të prerë në këtë formë dhe në ngjyrë të bardhë me spraj”, thotë Lika. Pas përgatitjes së këtyre veshjeve, Eduart Lamaj është rikthyer tek shokët dhe u ka kërkuar atyre që të shkonin në lokalin e A.A. dhe t’i largonin klientët e t’i shkátërronin biznesin.
30-vjeçari kujton një konflikt të vjetër me pronarin e hotelit që, sipas tij, lidhet me një vjèdhje që ai i kishte kryer në 2007 për një shumë në euro. “Pasi u propozova planin shokëve, ata pranuan. Në momentin që u nisëm u përgatitëm, unë vesha mushamanë e zezë që lexon pòlicia, një palë tuta të kuqe, një bluzë të zezë me mëngë të gjata. Ilir Lika veshi një kapuç të zi që ia dhashë unë, një jelek me ngjyrë të gjelbër, të cilin e kishte veshur më parë si dhe një palë pantallona ushtarake. Oltioni veshi një kapele sportive dhe kishte veshur një palë xhinse blu. Shoku tjetër Klaudio kishte veshur një palë tuta sportive me ngjyrë të errët dhe një bluzë kamuflazhi”, thotë ai.
I ákuzuari për vrásje kujton se brenda gjendej kamerieri. “Sapo ndaluam në parking pamë edhe një makinë tjetër që kishte dritat ndezur. Mora automatikun dhe u nisa në pjesën e brendshme të lokalit. Hyra brenda dhe me sy po kërkoja kamerierin. Por menjëherë dëgjova që në drejtimin tim u qëllua me ármë zjárri, unë pashë vetëm flákën e shkrepjes së ármës. Nuk pashë më nëse kishte apo jo persona të lokal dhe nuk kisha asnjë dijeni që në lokal kishte njerëz”, ka rrëfyer ai. I dyshuari për vrásje në rrethana cilësuese pretendon se ka qèlluar për vetëmbrojtje.
“Një alibi kjo që nuk përputhet aspak me çfarë tregojnë kamerat e sigurisë”, tregoi një burim tjetër i Pòlicisë së Shtetit. Ai pretendon se kur shokët e lanë të plágosur në shtëpinë e tij, ai pa në televizor se kishte vrárë dy persona, aty ka mësuar gjithashtu edhe emrat e tyre Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. “I njihja, por nuk kam pasur ndonjë njohje të ngushtë me ta”, pohon 30-vjeçari, i cili dyshohet se pavarësisht çfarë këmbëngul ai, hyri në këtë objekt për të kryer vrásjen dhe jo për të shkátërruar biznesin.
I mbetur i plágosur në vendngjarje, 30-vjeçari rrëfen se në shtëpi për disa ditë me radhe ai piu antibiotikë, ndërkohë që u kishte thënë familjarëve që t’i dígjnin rrobat. “Me vëllain u nisëm drejt spítalit më datë 22 qershor, aty pa hyrë ende makina, u takuam me një person me kaçurrela, që ishte mjek dhe që më pa plágën. E lamë pasdite që të shkonim në një spítal privat dhe të kryenim ndërhyrjen”, rrëfen Lamaj. I dyshuari kujton se plani për ta transportuar atë ishte realizuar përmes një makine me qira dhe se sapo kishte mbërritur në klinikën private, u kishte thënë mjekëve se ishte dèmtuar me lèva hèkuri. Siç shtohet në dosje, kur ai hapi sytë, mbi kokë pa pòlicinë.