AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Rrëfehet transgjinorja shqiptare: Më vijnë pafund kërkesa nga burra me kollare

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin e pasdites, “Pop Culture”, ishte një transgjinore 18-vjeçare e quajtur Amelia.

Ajo vendosi të rrëfejë para kamerave historinë e saj, për të cilën ka treguar se s’ka qenë aspak e lehtë.

Për shkak të paragjykimeve të mëdha për faktin se është një transgjinore, Amelia është larguar nga vendlindja e saj, Pogradeci.

Gjatë intervistës, Dojna Mema e ka pyetur 18-vjeçaren lidhur me faktin që një numër i madh transgjinorësh punojnë si punojës seksi.

“Po është e vërtetë sepse është mënyra e tyre e vetme që mund të nxjerrin jetesën, të nxjerrin të ardhurat sepse nuk kanë mundësi që të bëjnë punë tjetër për shkak të paragjykimit dhe gjesteve të tyre që i kanë shumë femërore dhe detyrohen që të bëjnë prostitucion”.- ka pohuar Amelia.

Gjithashtu, 18-vjeçarja pranoi para kamerave se i kishin ardhur pafund kërkesa nga burra me kollare.

“Pafund dhe normalisht ka shumë burra me kollare”– është shprehur ajo.

Burimi: News31.al

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *