AktualitetShowBizTe FunditTe Gjitha

Rrëfehet Silva Gunbardhi: Kthehesha në shtëpi duke qarë, nuk gjeja mbështetje

Silva Gunbardhi ka rrëfyer vështirësitë që ka hasur për të arritur suksesin. Në një intervistë për “Pasditja Ime” të Erald Rexhos ajo ka treguar se vera për të është e mbushur plot me koncerte. 

Më tej ajo ka treguar se asnjëherë nuk do ta braktiste muzikën, qoftë edhe për një periudhë të vogël pasi  ka sakrifikuar shumë për të pasur këtë fluks koncertesh që ka sot.

Sakrifica këto, që përfshijnë disa rrugë vajtje-ardhje Vlorë-Tiranë me autobus, vetëm e vetëm për të marrë një konfirmim, një përkrahje nga kompozitorët e kohës në RTSH nuk ka qenë të pakta për Gunbardhin në fillimet e saj.

“Kam sakrifikuar shumë që kam arritur deri këtu dhe nuk mundem unë që të shkëputem nga muzika.  Disa herë kam ardhur këtu në RTSH. Nuk mujnd t’i numëroj dot sa herë kam ardhur për të kërkuar mbështetje, për të kër kërkuar atë që duam të gjithë,  suksesin. Ka pas raste që bashkë me nënën time janë kthyer duke qarë në Vlorë pasi nuk ka gjetur mbështetje dhe nuk kam takuar as një kompozitor”, u shpreh këngëtarja. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.