AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Rrëfehet Riselda Sejdija: Ja arsyeja pse nuk bëj një tjetër fëmijë me bashkëshortin

Koreografja Riselda Sejdia ishte e ftuara e ditës së sotme në emisionin “Rudina”, ku foli për jetën e saj luksoze, udhëtimet e shpeshta dhe familjen e saj.

Rudina e pyeti ndër të tjera Riseldën edhe për planet e zgjerimit të familjes së saj me Ajdinin. Koreografja tregoi se ata s’janë bërë mbarë dhe për këtë e kanë një arsye.

Riselda tha se i biri është vazhdon të jetë xheloz për faktin që një fëmijë tjetër mund të vijë në jetë në familjen e tij, ndaj për këtë arsye ata nuk e kanë në plan momentalisht zgjerimin e familjes.

“Kam thënë dhe herë të tjera se ndalesë për këtë ka qenë Brahimi. Ndoshta të tjerët nuk e besojnë, por kjo është e vërteta dhe kjo gjë nuk më ka bërë mbarë më tepër. Ndihet shumë keq kur hapet një muhabet që të vijë një fëmijë tjetër në jetë. Bëhet shumë keq. Edhe pse është rritur, prap vazhdon me atë lloj konceptimi. Për momentin nuk kemi asnjë plantë këtij lloji në horizont.”- u shpreh ajo.

Fjalët Kyce

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *