AktualitetFlashSportTe FunditTe Gjitha

Rrëfehet kampionia: Shteti më harroi! Uniformën e bleva vetë!

Atletja shqiptare Luiza Gega ishte e ftuar këtë mëngjes në Wake Up ku foli për karrierën e saj, dhe jo vetëm.

Ajo u shpreh se shteti e ka harruar, paguhet vetëm 370 mijë lekë të vjetra dhe madje dhe uniformën e ka blerë vetë.

“Nuk më është dhënë asnjë mundësi, as nga Federata dhe as nga shteti që të kisha mundësi të stërvitesha jashtë. Stërvitja në dimër është e vështirë se nuk kemi asnjë sallë të mbyllur, dhe aq më tepër që në Tiranë nuk ka asnjë pikë vrapimi. Më keq se jam stërvitur këtë dimër, nuk jam stërvitur kurrë”.- është shprehur atletja.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *