Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Rrëfehet Jonida Vokshi, tregon sfidat e “shtatzënisë”: Ndjeja sikur diçka më mungonte, më lindi dëshira…

E ftuar në emisionin You&Me në NRG Radio, me Julkën dhe Arjonin, ishte aktorja dhe moderatorja Jonida Vokshi e cila foli për projektin e saj më të fundit në aktrim.

“Open Door” (Derë e hapur) quhet filmi dramatik me regji të Florenc Papas, ku aktorja 32-vjeçare luan rolin e Elmës, një prej dy motrave, e cila ka ngelur shtatzënë dhe e pamartuar, situatë kjo e cila ka bërë të kthehet prej jashtë shtetit.

Siç thotë dhe Jonida, ky ishte një rol mjaft i vështirë pasi “me aq sa di ajo nuk mban mend të ketë pasur fëmijë”.

“Mu desh, me barkun silikon (artificial), të qëndroja me të për një muaj edhe para xhirimeve. Më duhej ta mbaja në gjumë, në tualet, të vishesha, në çdo proçedurë të jetës së përditshme dhe mu bë si pjesë e imja. Mësova të lidhja dhe këpucët… Dhe madje kur e hoqa (barkun) pas xhirimeve, ndieja sikur diçka më mungonte, dhe nga kjo më lindi dëshira…. (qesh)”.

Filmi pritet të transmetohet në Festivalin e Filmit në Kanë më datë 14 Maj, kurse intervista e plotë e You&Me do të dalë së shpejti në YouTube.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *