Edhe sportistja Dorina Mema ka deklaruar se nuk harxhon aspak kohë në kafe. Madje ajo e merr me vete kafen dhe e konsumon teksa punon. Po kështu edhe kafet që ajo kosumon nuk janë të pakta.
“Kafeina është pjesë e jetës sime sepse zgjon trurin tim, hap venat e gjakut dhe ajo i përshtatet personave sipas aktivitetit të tyre jetësor. Në momentin që unë jam një person që zgjohem me stërvitje pra me aktivitet fizik dhe kam një tension të ulët, në mëngjes është 8 me 6 patjetër që kafeinën e kam të nevojshme. Zakonisht një e marr në lokal dhe një tjetër me vete sa arrij në stërvitje anglo amerikane. Është sasia e kafeinës e lartë dhe jam lidhur me të ngushtë dhe kurrë nuk kam pasur kohë të ulem dhe të shtrihem. Njeriu ka nevojë edhe të ulet dhe të qëndrojë sikuse ca persoan që i shikoj të rrinë dhe them sa në terezi e kanë por nuk kam kohë se kam lidhje me dëshirat. Këto dëshira kthehen në plane dhe këto plane kërkojnë punë sakrificë dhe orë”, shprehet Dorina Mema. (J.V/Shuplaka)