Dy vëllezër janë arrestuar pasi së bashku me një të ri 20-vjeç kanë goditur me sende të forta për motive pronësi at e bir në fshatin Hotolisht në Librazhd.
Njoftimi:
Librazhd
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasit:
B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër), si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht.
Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.