Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Do të jem aty ku ti do të flasësh”, Rovena Dilo rrëfen mbështetjen dhe takimin e fundit me Kasem Hysenbelliun: Për fat të keq, nuk të kemi më

Humbja e parakohshme e themeluesit dhe Presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli është përcjellë nga dhimbje dhe mesazhe ngushëllimi nga emra të njohur apo bashkëpunëtorë të thjeshtë që ka pasur ndër vite.

Një prej tyre është këngëtarja Rovena Dilo, e cila rrëfeu momentin kur do të kishte një betejë me ligjin dhe Kasem Hysenbelliun e cilëson si njeriun e vetëm që e mbështeti dhe i tha “Kamera ime do të jetë aty për ty”.

Ndërsa takimi i tyre i fundit ishte pikërisht në këtë periudhë pandemie kur Rovena po i fliste për një projekt dhe nuk mungoi për asnjë moment mbështetja e Kasem Hysenbelliut.

“I vetmi njeri në Shqipëri që më ka thënë: “Do të jem aty ku ti do të flasësh”. Përmasat e tij janë madhështore në median shqiptare sepse kishte median që të mundëson të jesh edhe majtas, edhe djathtas, edhe në qendër. Pra ai shikonte dhe lexonte shpirtin tënd dhe dëshirën për të thënë të vërtetën.

Nuk shikonte se në cilin kah ti ishte. Të mirëkuptonte, të jepte të drejtë, ishte modern, klasik, ishte dhe i thellë. Takimi i fundit ishte kështu, ishte me maskë dhe po flisnim për një dëshirë dhe më thoshte: “Do ta bësh, do ta bësh”. Kasem Hysenbelliun për fat të keq nuk e kemi më.

Një muaj që kisha humbjen e motrës time, Kasemi më ka ndejtur më afër se të gjithë njerëzit e mi të afërt”, tha Rovena Dilo.

(A.M/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.