FlashSportTe FunditTe Gjitha

Ronaldo nuk shpëton nga problemet, ministri: Të arrestojmë në Itali…

Real Madridi e ka lejuar Cristiano Ronaldon të shkojë tek Juventus, megjithatë Ministria e Financave ka bërë të qartë se edhe nëse portugezi është në Itali, urdhëri për arrestimin e tij ende mund të aktivizohet, raporton Maca.

Ronaldo ka qenë i përfshirë në një betejë të gjatë me thesarin spanjoll me çështjet tatimore, megjithëse në qershor është kuptuar se është arritur marrëveshja e zgjidhjes.

Jose Maria Mollinedo, sekretar gjeneral në GESTHA, ka theksuar se transferimi I tij në Serie A nuk ndryshon asgjë në situatën e Ronaldos.

“Ronaldo ka nënshkruar me Juventusin por kjo nuk do të ndryshojë problemet e tij me thesarin, madje edhe në Itali nëse në aktivizojmë akuzën ai do të arrestohet”, ka thënë ai.

“Avokatët e tij do të vazhdojnë ta mbrojnë në gjykatën spanjolle. Për këtë ka edhe një Gjykatë Europeane të Drejtësisë për çdo rast”, ka thënë ai mes të tjerave.

(B.H/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.