Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Ronaldo merr ofertën e bujshme, për të luajtur deri mbi 40 vjeç

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi janë të lidhur me kontratë deri më 2022, por thashethemet rreth lamtumirës së portugezit nga fanella bardhezi po bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse.

Dhe “bomba” e fundit vjen direkt nga Portugalia. Sipas gazetës sportive “Record”, sulmuesi i Juventusit do të tundohej nga një kthim në atdheun e tij. Ai do të donte ta përfundonte karrierën në Portugali, të luajë atje deri mbi 40 vjeç dhe ta bënte këtë me fanellën e Sporting Lisbonës.

Një “bombë” e vërtetë tregu, që është e destinuar t’i alarmojë të gjithë në Torino. Kjo zgjedhje e CR7 padyshim që do të kishte edhe miratimin e familjes. Cristiano, i cili ka pasur një sezon pak të lëkundur, megjithatë, ka dy gjëra aktuale në mendjen e tij: golashënuesi më i mirë i Serie A (kryeson me 27 gola për momentin) dhe të rrumbullakosë 100 golat për Juventusin (tani është në kuotën 99, si Paulo Dybala).

Më në fund, por sigurisht jo gjëja e fundit, kualifikimi me Juventusin e tij në Champions. Për këtë, ndeshja e të dielës në mbrëmje, kundër Milanit, do të jetë jo pak vendimtare.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.