Faxweb.al ka zbardhur dosjen e prokurorisë për Ronald Kryemadhin, i cili pak ditë më parë bëri rezistencë ndaj pòlicisë në znën e Kamzës në Tiranë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Kryemadhi nuk ka qenë në banesë në momentin kur pòlicia ka shkuar në derën e tij, dhe ka qenë duke iu drejtuar banesës me biçikletë.
Në këtë moment Pòlicia ka kërkuar që të shoqërojë atë drejt Gjykaës së Tiranës, por Kryemadhi ka bërë rezistencë duke e qëlluar në bark një prej punonjësve të pòlicisë. Sipas dosjes, Kryemadhi ka arritur që të largohet nga duart e pòlicëve dhe ka hipur në tarracën e banesës së tij me një ármë në dorë, nga ku më pas ka kanosur dhe punonjësit e Pòlicisë.
Kryemadhi ka bërtitur më pas me zë të lartë ‘pasha Allahun largohuni që këtise do ju vrás”. Më pas ai ka zbritur nga banesa dhe i ka drejtuar ármën një tjetër pòlici nga dera, duke e kërcënuar se do e vriste.
Nisur nga fakti se Kryemadhi ka qenë i ármatosur, pòlicia ka kërkuar ndihmë nga RENEA, që me mbërritjen në banesë, çuditërisht nuk e kanë gjetur ármën të cilin ai mbante në dorë më herët. Ndërkohë që pas kontrollit në banesë, ata kanë gjetur vetëm një thike me teh nga të dyja anët. Prokuroria e vlerëson të ligjshëm arrestin e Kryemadhit, ndërsa mbi të rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës.
Masa e sigurisë për Kryemadhin pritet të komunikohet gjatë ditës së nesërme ne Gjykatë, ndërkohë që familja e tij jeton prej vitesh në zonën e Kamzës, dhe njihen si besimtarë ekstremë të fesë myslimane, Kryemadhi nuk ka çuar në shkollë asnjë prej fëmijëve të tij, me pretendimin se ato i edukon Allahu. (E.K/Faxweb.al)