Roma ka arritur të shënojë fitore me përmbysje 1:2 në transfertë ndaj Interit, në javën e tëtë në Serie A. Kështu, trajneri i Romës, Jose Mourinho e arriti fitoren e parë ndaj Interit, ish-ekipit me të cilin fitoi fituar tripletën në vitin 2010.
Dzeko realizoi qysh në minutën e 10-të, por goli u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje. Ndërkohë, në të 30-tën, Dimarco kaloi vendasit në epërsi. Nuk vonoi shumë dhe nëntë minuta më vonë, Dybala me një gol të bukur barazoi shifrat dhe dërgoi ndeshjen në pushimin mes pjesëve me rezultatin 1:1.
Ishte Chris Smalling që shënoi bukur me kokë pas krosimit të Pellegrinit për t’i dhënë fitoren Romës sonte. Me këtë triumf, tani Roma shkon në kuotën e 16 pikëve në vendin e katërt, katër më pak se Napoli që i prin renditjes. Në anën tjetër, nënkampioni i Italisë, Interi mbetet i shtati me 12 pikë, katër fitore dhe katër humbje.