Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Ata shembën muret, por jo simbolin, ne do ta ripushtojmë”, Budina iu drejtohet kolegëve: Turp të keni të gjithë, u sulmuan shokët tuaj

Regjisori Robert Budina pasi u mbajt për disa orë rradhazi në polici pasi protestoi në mbrojtje të Teatrit kombëtar, ka lënë ambintet e komisariatit dhe është bashkuar me aktivistët në shesh.

Budina ka mbajtur nja fjalim përballë dhjetra aktivitëve dhe tha se do të vijojnë që të qendrojnë në shesh dhe do të ripushtojnë vendin e Teatrit Kombëtar.

“Dua një përgjigje nga ministri nga shefat dhe dikush duhet ti lajmërojë?! Sot ata bënë një ndërhyrje mafioze. Dëshira me të cilën shkatërronin Teatrin Kombëtar është e paimagjinueshme me dëshirë për të ngjallur vllavrasje. Ishe i gjithi një presion politik. Tentativa dhe presioni politik ishte i frikshëm, shtet mafioz i organizuar në mënyrë komuniste. Ata shembën muret, por jo simbolin.

Do të jeni të detyruar të rrini natë ditë këtu sepse ne do ta sulmojmë dhe do ta ripushtojmë edhe një herë atë territory. Do të sfiliteni duke qendruar aty natë ditë sepse ne do të fitojmë kështjellën e demokracisë. Ju jeni bashkëpunëtor të mafies. Ju informoj se kam marrë kontakte nga media ndërkombëtare të cilat janë të shqetësuar. Muret di ti rikthejmë aty ku ishin. Kryeministri i ka hapur luftë popullit të tij.

Do vimë që t’ju çmontojmë shtëpitë tuaja. Ne do ta rikthejmë simbolin siç ka qenë. Nëse shqiptarët nuk ngrihen do të jetë e vështirë, pasi do të sundohen nga modeli i tiranit. Kjo nuk bëhet me 4 veta kjo bëhet me bashkëpunimin e gjithë njerzve. Ata kolegë turp të kenë të gjithë. U sulmuan shokët e tyre në ditën për diell. Nëse mendoni se duke vrarë shokët tuaj do të ndërtohet Teatri i ri turpin e paçi gjithmonë. Mua më drejtuan automatikun në kokë. Shkoni luani me turpin tuaj në atë godinë.”- tha Budina. (M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *