Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Robert Berisha publikon foton e së ëmës nga spitali me Renee, prek zemrat e të gjithëve

Disa ditë më parë Robert dhe Patris Berisha kanë humbur njeriun e tij më të shtrenjtë nënën. Ata e kanë bërë të ditur këtë lajm të trishtë përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Pusho e qetë mami jem për ty me shkru kom shumë, po e la me kaq”, ishin fjalët e Robertit për nënën e tij Teuta. Ai nuk ka rreshtur së kujtuari nënën e tij me foto dhe kujtime të ndryshme. Ditën e djeshme këngëtari publikoi një foto të së ëmës në spital që ndodhej pranë vajzës së tij të porsalindur Renee, të realizuar 6 vite më parë, në 2015.

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, i ftuar para disa muajsh Robert Berisha ka treguar se mamaja e tij vuante nga kanceri ku kishte bërë dhe një ndërhyrje kirurgjikale shumë të rëndë para 6 vitesh, në kohën kur lindi Renee, vajza e tij dhe e Nora Istrefit.

Mesa duket Roberti nuk do ta pranojë humbjen e së ëmës dhe sërish ditën e sotme na ka prekur me një dedikim, kushtuar asaj. Krahas një fotoje të vjetër me mamanë e tij, Roberti shkruan:

“Vdekja mendon se mund të të marrë nga unë. Por ajo nuk e di që ti jeton përgjithmonë në kujtimet e mia. Më mungon”, ka shkruar Roberti.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.