Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Robert Aliaj humb të vëllanë, skenografin e njohur: Dashuria nuk vdes kurrë, jetojmë në kohë kolerash…

Robert Aliaj ka dhënë ditën e sotme një lajm tepër të hidhur për të dhe familjen e tij në rrjete sociale. Vëllai i tij, piktori dhe skenografi Rexhep Aliaj është ndarë nga jeta.

Me foto të vëllait të ndjerë, Roberti ka shkruar fjalët rrënqethëse, duke treguar se në këto kohë të vështira pandemie, i duhet ta mbajnë hidhërimin brenda.

Shkrimi i plotë i Robert Aliajt:

“Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën. Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen. Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj. Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj”

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *