37 shkeje në detin Egje janë bërë ditën e sotme nga Turqia. Protothema shkruan se avionët luftarakë turq dhe avionët e bashkëpunimit detar kanë shkelur rregullat ditën e sotme.
Në veçanti, një total prej 13 avionësh, nga të cilët 10 avionë luftëtarë F-16, dy prej të cilëve ishin të armatosur, një transportues CN-235 dhe dy avionë të bashkëpunimit detar ATR-72, kryen gjithsej 37 shkelje. 33 shkeljet u kryen nga ATR-72 dhe 4 nga F-16.
Situata mes Greqisë dhe Turqisë është e tensionuar për shkak shkeljes së marrëveshjeve nga të dyja shtetet. Kjo nuk është e vetmja përplasje mes tyre, pasi më parë ata e kanë akuzuar njëri-tjetrin për provokim lufte me anije si dhe mjete të tjera luftarake.
(E.H/Faxweb.al)