Pòlicia ka publikuar pamjet nga momenti i árrèstimit të Rizan Aliut, i cili u vu në prángá se plágòsi me thíkë fqinjin dhe pronarin në një lokal. I veshur me pantallona të shkurtra dhe kanatiere, Rizan Aliu shfaqet i shtrirë në tokë teksa efektivët i vunë prángát.
Rizan Aliu është vënë në prángá 4 ditë pas ngjarjes, ndërsa video e momentit kur Aliu godet me thíkë duke e másákruar Besnik Çelmetën bëri xhiron e rrjeteve sociale. Pas publikimit të pamjeve pati reagime të shumta për shkak se aludohej se pòlicia nuk kishte kryer detyrën për të vendosur përpara drejtësisë autorin e ngjarjes.
Faxweb arriti të sigurojë dëshminë e pronarit të lokalit, i cili njëkohësisht është nipi i të plagosurit Besnik Çelmeta. Sipas tij Rizai u fut në lokal qetësisht dhe iu drejtua Çelmetës duke e goditur menjëherë me thikë. Pronari i lokalit bën me dije se personat e përfshirë në konflikt janë fqinj dhe banojnë ngjitur me lokalin e tij.
Më poshtë keni dëshminë e pronarit të lokalit: “Aliu është futur qetësisht në lokal, dhe u drejtua me qetësi drejt tualetit. Në pjesën e brendshme të lokalit në tavolinë ndodhej vetëm Besnik Çelmeta, ndërkohë që pjesa e jashtme e lokalit ishte plot me klientë. Aliu është drejtuar me qetësi drejt Çelmetës duke e goditur me thikë. Ndodhi sa hap e mbyll sytë. Ndodhesha në banak me nënën time tregon pronari i lokalit. Ndërhyra menjëherë madje mora dhe goditje. Ishte shokuese . Unë jam nipi i Çelmetës nderkohë që Aliun e kam komshi.
Dy njerëz që janë klientë të rregullt të lokalit dhe që kam marrëdhënie të mira. Menjëherë pas kesaj lajmërova policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje e më pas ambulanca. Unë nuk di nëse dy klientët e mi kanë patur probleme më parë, por e vetmja gjë që më shqetëson është fakti që kjo ngjarje ndodhi në lokalin tim.
Punoj prej vitesh familjarisht këtu dhe nuk jam përballur me asnjë konflikt, qoftë edhe banal. Kjo plagosje më ka tronditur jo vetëm shpirtërisht e psikologjikisht, por edhe ekonomikisht, pasi një ngjarje e tillë shokuese më ka larguar klientelen. Le të vendosë shteti drejtësi. Unë jam viktimë në gjithë këtë histori”.(A.M/Faxweb.al)