Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Rita Ora një vajzë për shtëpi, ja si e shijon ushqimin shqiptar

Edhe pse është larguar nga Kosova në moshë shumë të vogël, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, asnjëherë nuk e ka harruar vendin e saj.

Shpesh herë e kemi parë duke përshëndetur në gjuhën shqipe, pa e mohuar origjinën dhe shpesh herë ka kënduar e kërcyer vallet tradicionale.

Dhe familja e saj duket se sa herë flitet për Kosovën, apo Shqipërinë, ndihen krenarë duke u transmetuar fëmijëve të tyre traditat e vendit.

Këngëtarja ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shihet një byrek i pjekur. Ky byrek është gatuar nga duart e mamasë së këngëtares, Vera Ora.

Me siguri ky ushqim tipik shqiptar duhet të jetë i preferuari i Ritës dhe nëna e saj arrin ta kënaqë thjesht me një gatim të tillë.

Duke qenë se angazhimet e këngëtares janë të shumta nëpër koncerte ajo e ka të pamundur të jetë pranë familjarëve të saj gjatë gjithë kohës, prandaj kur Rita kthehet në shtëpi dhe ema i gatuan një ushqim tradicional.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *