Ka rinisur protesta në zonën e Astirit ku banorët që prejn nga projekti I Unazës së Madhe janë dyndur sërish në rrugë kundër shembjes së banesave të tyre pa u dëmshpërblyer.
Ata kanë hedhur flakadanë e kapsolla në rrugë, ndërsa mbajnë dhe parulla të ndyshme “Na ndihmoni qytetarë të mbrojmë fëmiojët tonë”. Përveç flamurit shqiptar protestuesit mbajnë në duar edhe atë amerikan.
Gazetarja e ‘Fax News’ Glidona Daci ka raportuar nga vendngjarja se jashtë kamerave banorët kanë deklaruar se do t’i heqin gomat nga makinat e tyre dhe do t’u vënë flakën.
“Ne s’kemi ku të shkojmë, emigracionin e kemi lënë, këtu do vdesim dhe pronat do t’i mbrojmë me armë”, tha njëri nga banorët protestues për ‘Fax News’.
“Banorët kanë thënë se ‘shpellarë’ nuk të bën orogjina por sjellja. “Ne të gjithë këtu jemi fshatar, nga fshati kemi ardhur, kujt i thotë shpellarë ai?”– tha një tjetër protestues.
(B.H/Faxweb)