Gjigandi amerikan i teknologjisë, Microsoft do t’i shesë ushtrisë amerikane kufje të realitetit të shtuar, në bazë të një marrëveshje fitimprurëse me vlerë deri në 21,9 miliardë dollarë, për një hark kohor prej 10 vitesh.
Kufjet bazohen në produktin e saj HoloLens, i cili u lejon përdoruesve të shohin holograme të vendosura mbi mjedisin e tyre aktual. Kontrata është për më shumë se 120,000 kufje, të cilat do të prodhohen në SH.B.A.
Realiteti i shtuar ndryshon nga realiteti virtual, në atë që shton grafikë në fushën e shikimit ekzistuese të përdoruesit në vend që ta zëvendësojë atë me një mjedis krejtësisht të ri.
Si rezultat, përdoruesit mund të shohin “ekranet lart” ose holographs, të cilat mund të shtojnë më shumë informacione në ato që ata tashmë shohin.
HoloLens është komercialisht i disponueshëm për 3,500 dollarë për kufje, me Microsoft që e shet atë kryesisht tek bizneset, të cilët shpesh e bashkojnë atë me aplikacione të personalizuara softuerësh.
Firmat e arkitekturës, spitalet, universitetet, prodhuesit e makinave dhe agjencia hapësinore amerikane Nasa janë ndër përdoruesit e teknologjisë.
Gjatë dy viteve të fundit, Microsoft ka punuar me Ushtrinë Amerikane në fazën e prototipizimit të asaj që quhet Sistemi i Integruar i Zgjerimit Vizual (IVAS), i cili është një version i Hololensit i shkallës ushtarake.
Kompania tha se Ushtria ishte zhvendosur në fazën e prodhimit të projektit. Në një postim në blog, Microsoft tha që kufjet “do t’i mbajnë ushtarët më të sigurt dhe do t’i bëjnë ata më efektivë”.
“Programi sjell një sensibilizim të zgjeruar të situatës, duke mundësuar ndarjen e informacionit dhe vendimmarrjen në një larmi skenarësh,” tha postimi.
Pasi Microsoft njoftoi kontratën 480 milion dollarë IVAS në 2018, të paktën 94 punëtorë i kërkuan kompanisë të anulojë marrëveshjen dhe të ndalojë zhvillimin e “çdo dhe të gjitha teknologjive të armëve”.