Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Rishikimi buxhetit, Kosova ‘armatoset’/ Do të shpenzohen 5 milionë euro për të blerë pajisje ushtarake

Lëvizje të shumta po ndodhin në Ballkan. Përveçse Biden deklaroi impenjimin e SHBA-ve për sundimin e demokracisë dhe ligjit në Ballkanin Perëndimor, ka pasur edhe zëra për një marrëveshje që pritet të arrihet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Por ndërkohë pikërisht në këto momente, Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se pas rishikimit të buxhetit aktual, shumën 5.2 milionë euro do ta shfrytëzojnë për blerje ushtarake, pasi sipas ministrit, kjo shumë e parash ishte planifikuar për shpenzime të panevojshme.

Mehaj thotë se kjo është bërë pas analizës dhe vlerësimit të detajuar të planit të prokurorimit për vitin 2021.

“Të dashur qytetarë, pas analizës dhe vlerësimit të detajuar të planit të prokurimit për vitin 2021, në proces të rishikimit të buxhetit aktual, kemi arritur që shumën prej 5.2 milion euro nga planifikimet e mëhershme të shpenzimeve të panevojshme, ta ri-destinojmë në projektet e Programit Amerikan të Shitjeve të Jashtme Ushtarake (The Foreign Military Sales- FMS) me qëllim të rritjes së aftësive dhe kapaciteteve ushtarake të FSK-së”, ka thënë ministri Mehaj.

Më tej, ministri shtoi se “blerjet ushtarake do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët tanë amerikan dhe aleatët tjerë”.

“Si Ministër i Mbrojtjes, jam i vendosur që prioritetet e Qeverisë, qëllimet strategjike dhe objektivat e mi operacional t’i realizoj deri në fund, mbi parimin e ndalimit të shpenzimeve të panevojshme, transparencës, llogaridhënies dhe përkushtimit maksimal për forcimin e Ushtrisë së Kosovës për përmbushjen e plotë të misionit të saj kryesor – mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit dhe pjesëmarrjes në operacionet ndërkombëtare përkrahë forcave amerikane dhe aleatëve tjerë, si rrugë drejtë anëtarësimit të vendit në NATO”, tha mes tjerash ministri.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.