Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Rishfaqet Haki Çako, kafe me policin që bëri sherr me Saimir Tahirin

Prej shkarkimit të tij nga kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako nuk ”ishte bërë i gjallë”. 

Ai preferoi që ta kalonte këtë periudhë në heshtje dhe në një mënyrë a një tjetër të pranonte verdiktin e dhënë nga ministri Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama. 

Pas shkarkimit Çako rrjedhimisht është liruar nga rradhët e Policisë duke e bërë të pamundur rikthimin në funksione të tjera. 

Së fundi ai është rishfaqur në disa foto të publikuara nga ‘Panorama’, ku shihet së bashku me një tjetër ish-polic, Erzen Breçanin. 

Breçani ka qenë në postet drejtuese të Policisë në kohën e PD-së, i shkarkuar nga detyra sapo në krye të ministrisë së brendshme erdhi Saimir Tahiri, me të cilin ka pasur edhe nje konflikt kur PS-ja ishte në opozitë.

Breçani ka mbajtur më parë postin e Zëvendësdrejtorit të Rendit dhe Sigurisë së Dibrës, por edhe zv/drejtor i Tiranës dhe “punët” në Policinë e Shtetit besohet se ka qenë një nga temat që Çako e Breçani kanë biseduar dje në një nga lokalet e Tiranës.

(E.K/FAXWEB) 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *