AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Rinumërimi i votave të Lezhës, reagon PD: Ja përse hapi pikërisht këto kuti

Partia Demokratike ka reaguar përmes Sekretarit për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso lidhur me rinumërimin e 11 kutive të votimeve në në bashkinë e Lezhës nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve duke e quajtur si një teatër qesharak për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve.

Kaso tha gjatë deklaratës së tij nga selia blu se për kutitë e rinumëruara sot në KQZ nuk kishte asnjë kontestim nga ana e opozitës.

“Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht  mbyllur”, tha zyrtari i PD-së.

DEKLARATË E SEKRETARI PËR ÇËSHTJET ZGJEDHORE, IVI KASO

Sot, në Komisionin Qendror të Vjedhjeve u luajt një teatër qesharak për t’u hedhur hi syve shqiptarëve për të vërtetën e manipulimit të 30 Qershorit.

Sipas farsës së urdhëruar nga Edi Rama dhe të paralajmëruar nga Partia Demokratike, KQZ-ja hapi disa kuti, për numërimin e të cilave nuk ka patur asnjëherë kontestim nga opozita.

Shfaqja është një sajesë e trashë për të mbuluar manipulimin me shifrat e pjesëmarrjes në votimet moniste të 30 Qershorit. Për të fshehur këtë manipulim, KQZ-ja refuzon të hapë kutinë e materialeve zgjedhore, kur gjendet lista e votuesve.

Duke mos hapur kutinë e materialeve zgjedhore, Komisioni Qendror i Vjedhjeve eliminon mundësinë e vetme për të krahasuar votat e gjetura në kutitë e hapura me listën e votuesve në kutinë e materialeve, e cila mbahet qëllimisht  mbyllur.

4 kamikazët e Ramës në KQZ e refuzuan transaprencën, e refuzuan kërkesën e Kryetarit të KQZ-së për të verifikuar listat. Atyre u duhet shoë dhe jo transparencë. U duhet bindje ndaj urdhrit politik dhe jo ndaj ligjit.

KQZ ka detyrim të bëjë transparencë.

Ka detyrimin ligjor t’i vendosë opozitës në dispozicion materialet zgjedhore, të cilat i kemi  kërkuar zyrtarisht dhe që na takojne sipas ligjit.

Publikimi i tyre do të hedhë dritë mbi çdo aspekt të farsës zgjedhore të 30 Qershorit, që deri tani është mbajtur sekret.

Asnjë truk prej hajduti nuk ia zgjidh dot Edi Ramës hallin e madh për t’i treguar botës se nuk është ashtu siç duket, pasi është kapur në flagrancë duke mbushur kutitë e votimit.

Fati politik i Edi Ramës është vulosur më 30 Qershor. Ai është kryeministri i parë në këto 30 vjet që refuzohet nga 85% e shqiptarëve dhe shumë shpejt, nuk do të jetë më pengesë për Shqipërinë dhe rrugën e saj europiane.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *