Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Transporti publik rinis në 15 Qershor, 10 shoqata protestë te Ministria: Ose na plotësoni kërkesat, ose do të rrisim biletat për qytetarët

Shoferët dhe përfaqësuesit e 10 shoqatave të transportit publik dhe ndërqytetas janë duke organizuar një protestë përpara Ministrisë së Kulturës, pas vendimit të qeverisë shqiptare që puna e tyre të fillojë nga data 15 Qershor.

Përfaqësuesit e këtyre shoqatave thotë se kanë shumë shqetësime me rinisjen e punës, që do të fillojë me kushte shtesë për ta, duke nisur që nga kapacitetet me 70% që do të lëvizin të gjitha mjetet,. Ata thonë se mbetet e paqartë se kush do ti paguajë kostot e tyre shtesë, pa harruar faktin që këto tre muaj kanë qendruar pa punë dhe kanë përfituar vetëm pagën e luftës, për të cilën thonë se është e pamjaftueshme.

Protestuesit shprehen se shoqatat e transportit kanë kërkuar heqjen e akcizës së naftës, zbritjen e pragut të TVSH-së, dhe faljen e taksave nga ana e njësive vendore, në të kundërt thonë ata shpenzimet shtesë do të jenë të detyruar që ti adresojne te qytetarët, duke rritur biletat.

Rregullat e reja që u paraqitën gjatë ditës së djeshme nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës konsistojnë në detyrimin e të gjithë qytetarëve dhe personelit të shërbimit, që të jenë të pajisur me maska.

Nga 15 qershori, autobusët do të qarkullojnë vetëm me 70% të kapacitetit të lejuar, por është ende e paqartë se si do të veprohet kur në stacion do të ketë më shumë udhëtarë që shkon përtej këtij kapaciteti. (E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close